"Po pse më le o vlla.." të afërmit e 47-vjeçarit të ekzekutuar në Selenicë nuk përmbahen në spital (VIDEO)
Të afërmit e viktimës Nikola Ikonomi, kanë mbërritur në spitalin e Vlorës, ku kanë marrë vesh edhe lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit të tyre.

Në këto momente familjarët kanë shpërthyer në vaj. Ndërsa policia është munduar t’i qetësojë.

Mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës u vra në pragun e shtëpisë Dilaver Tozaj.

Ai u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës, me tre plumba në trup. Ndonëse u transportua në spitalin e Vlorës, Tozaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Policia njofton se Tozaj kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi.
Shtuar më 07/08/2019, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori