Po përgatitet arrestimi i Llallës, reagon me tërbim Kryemadhi
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në News24, ka folur për shkarkimin e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Sipas Kryemadhit kjo lëvizje ishte gjetja e Edi Ramës për të shpëtuar Saimir Tahirin.

Përsa i përket zëvendësueses së Hajdarmatajt, Donika Prela, Kryemadhi thekson se u fut në punë si mikja e Arta Markut dhe se është një nga personat që kishte dijeni për vjedhjen e postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit.

Prela shihet si një lëvizje për të përshepjtuar arrestimin e Adriatik Llallës, dhe emërimi i saj u "bekua" edhe nga Ambasada Amerikane.

Duket se Kryemadhi nuk ndihet aspak mirë nga kjo lëvizje, pasi tashmë dihen marrëdhëniet shumë të mira mes familjes Meta dhe ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori