"Po numëronim sekondat këtë mbrëmje", Bino njofton gazetarin për përgjigjen e tamponit
Gazetari Ilir Kadia dhe bashkëshortja e tij i janë nënshtruar testit të koronavirusit, njoftim të cilin e ka bërë vetë gazetari në rrjetet sociale.

Fatmirësisht ata kanë rezultuar negative, dhe lajmin ua ka dhënë doktoresha Silva Bino, për të cilën Kadia përzgjedh fjalët më të veçanta për ta falenderuar.

Kadia shton se telefonata me doktoreshë Binon, të cilën e njeh prej vitesh dhe e ka mikeshë, u mbyll shpejt, pa i dhënë të gjitha falenderimet që ajo meritonte për punën e saj.

Postimi i Kadias:

Silva Bino, e pagjumë! Një minutë para kësaj mesnate Silva Bino më çoi lajm:Tamponët dolën negativ! Me gruan brenda vetes u hodhëm përpjetë! E falenderuam Doktoreshën dhe mikeshën tonë dhe i thamë me shpirt:Të kemi xhan! Se ashtu e kemi ka vite! Dhe s’jemi xheloz që s’e kemi vetëm ne! Se kush pati një hall shëndeti dhe Silva nuk ju gjend pranë! I njohur dhe i panjohur qoftë hallexhiu!

Ne numëronim sekondat këtë mbrëmje derisa të dilte përgjigja! Minutat mezi shtyheshin! Gjumi na rëndonte qepallat! Shih atëhere kur ishim gati të shtriheshim të raskapitur Silva Bino sjell kumtin e gëzuar!

E as t’a falenderojmë s’na jep kohë!Se kur ne po i dorëzohemi gjumit ajo vazhdon punën! Në këtë situatë të rëndë të pandemisë nuk ka punë më të vështirë se të drejtosh Institutin e Shëndetit Publik! Sytë e Shqipërisë janë nga ai institucion i mjekësisë tonë që prej Drejtoreshë Silvës me shoqe,prej pagjumësisë së tyre lehtëson dhimbjet e njerëzve tanë! Faleminderit Silva Bino me shoqe shumë! U paçim!
Shtuar më 10/07/2020, ora 08:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori