Çfarë po ndodh? RENEA blindon Tiranën (VIDEO)
Policia e Shtetit prej ditës së djeshme ka marrë masa maksimale sigurie, duke u vënë në gatishmëri të plotë në Tiranë.

Ditën e sotme ku besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët, pranë kishave dhe institucioneve me rëndësi të vecantë, jane shtuar masat e sigurise dhe kontrollet.

Si dje, ashtu edhe sot, forca të shumta policia jane vene re në sheshin ‘Nënë Tereza’, gjatë aktivitetit që po zhvillohet me rastin e Pashkëve.

Efektivët e RENEA-s kanë kryer kontrolle në zonën e sheshit ‘Nënë Tereza’ edhe me qen anti- eksploziv.

“Vijojnë masat e shtuara të marra nga Policia e Shtetit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Masa jo për panik, por për të krijuar një ambjent sa më të sigurtë për të festuar festën e Pashkëve”, thuhet ne njoftimin e Policise.

Këto masa erdhën pas sinjalizimit të partnerëve ndërkombëtarë dhe ambasadës amerikane se objektet e kultit mund të ishin pre e ndonjë akti terrorist gjatë kremtimit të Pashkëve.

Zyrtarisht deri këtë të diel nuk është shënuar asnjë incident ndërsa mësohet se mbi 60 persona me prirje radikale janë duke u mbajtur nën vëzhgim përgjatë këtyre ditëve./Albeu.com/

Shtuar më 16/04/2017, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori