Po ndodh ajo që pritej! Shqipëria po monitorohet për rikthim vizash
Paralajmërim shqetësues për shqiptarët vjen nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Tove Ernst.

Ajo pohon se tashmë, edhe zyrtarisht azilkërkuesit nga Shqipëria konsiderohen si një shqetësim permanent për Brukselin.

Zonja Ernst paralajmëron se kjo situatë mund të çojë në pezullimin e lëvizjes në zonën Shengen për shqiptarët që udhëtojnë në 28 vende të BE dhe Zvicrën pa vizë gjashtëmujore.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Tove Ernst nuk përmend në veçanti shqetësimet e ngritura së fundmi në dy vende anëtare, Franca dhe Holanda, por konfirmon se Shqipëria është nën monitorim për këtë çështje, shkruan NOA.

“Ne po vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën. Kemi mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë dhe raporti i radhës do të prezantohet në fund të këtij viti.

Ne duam që të mbajmë liberalizimin e vizave, por nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë abuzim.

Duhet të trajtohet çështja e trafiku ilegal, kërkesave të azilit, si dhe bashkëpunim për personat në situatë të paligjshme që kthehen në vendin e origjinës.

Këto janë çështje për të cilat autoritetet mund të punojnë”, ka theksuar Ernst, Zëdhënësja e Komisionit Europian. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2017, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori