Po ndiznin sobën e drurit me benzinë, shpërthen bidoni e digjen 3 shtetas në lokal
Një incident që mund të kishte fat tragjik ka ndodhur minuta më parë në
Gramsh.
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një
bidoni më benzinë ndërkohë që po ndiznin sobën e drurit në një
lokal.
Të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe një prej tyre është më rëndë.
Të tre janë dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në QSUT.
Gramsh/ Informacion paraprak
Nē fshatin
Gramsh, në një
lokal duke ndezur sobën e drurit, u ka shpërthyer
bidoni me benzinë, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2020,
ora 20:01