Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe! I tmerrshmi i Vlorës kishte nuhatur atentatin
Pëlqej
Viktimat e atentatit në Durrës para se të vriteshin darkuan me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës.

Edhe autorët e krimit besohet që janë nisur nga Tirana, kurse Durrësi u zgjodh si vend i përshtatshëm për ekzekutimin.

Janë provat më të reja të zbuluara nga grupi hetimor për ngjarjen e disa ditëve më parë në qytetin bregdetar, ku mbetën të vrarë i ashtuquajturi “faqedjeguri” Edision Harizaj dhe shoku i tij Genci Caca, të dy nga Vlora.

Referuar dëshmive të personave të fundit me të cilët Harizaj është shoqëruar, mësohet se ai kishte pikasur ndjekjen. “Il Padrino”, i njohur në Vlorë si person i rrezikshëm, është shprehur te një miku i tij. “Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”.

Dhe në fakt mbi të dhe Cacën u zbrazën mbi 50 plumba dhe pse makina ishte gjysëm e blinduar.

Ndërkohë policia ka siguruar një dëshmitar, i cili flet për disa autorë pjesëmarrës në krim.

Veç atyre që qëlluan makinën, një tjetër makinë ka mbikëqyrur veprimet. Kur makinat e viktimave dhe e autorëve u futën në rrugën dytësore, një makinë e tretë. Ka qëndruar pak sekonda në anë të rrugës kryesore, raporton AbcNews. Sapo është kryer ekzekutimi ajo ka lëvizur në drejtim të Plepave.

makinën e Harizajt, i njohur edhe si shoku i Emiljano Shullazit, policia ka gjetur tre celularë, dy të Harizajt dhe një i Cacës. Të tre të koduar.
Shtuar më 13/11/2018, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori