Po mbyten nga 2-3 çdo ditë, KLSH zbulon skandalin në plazhe
Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për sigurinë në plazhe nuk janë marrë parasysh nga institucionet kompetente duke bërë që edhe këtë sezon të jetë i njëjti problem.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e humbjes së jetëve të pushuesve në plazhet shqiptare, KLSH kërkon nga Ministria e Turzimitqë përgjegjës për kontraktimin e vrojtuesitplazhit të jetë autoriteti vendor, bashkia dhe jo stacioni i plazhit).

Ndërsa kostoja e vrojtuesitplazhit të përfshihet në tarifën për dhënien me qira të stacioneve të plazhit. Po ashtu, KLSH rekomandon që të të përcaktohet shprehimisht mënyrën dhe institucionin përgjegjës për licencimin dhe trajnimin e vrojtuesit, si dhe për çdo 100 m të ketë vrojtues plazhi, për të mbuluar me efecient monitorimin e pushuesve.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, përgjatë bregdetit shqiptar do të duhen rreth 5000 vrojtues plazhi, një statistikë kjo mjaft optimiste edhe për punësimin e të rinjve gjatë sezonit veror. Ky institucion numëron dhe një sërë problematikash që lidhen me mosnjohjen e profesionit të vrojtuesit apo mungesës reale të kullave të vrojtimit dhe largësisë nga njëra-tjetra.

Ndërsa një javë më parë, pak ditë më parë ka nisur puna e task-forcës së turizmit për monitorimin e stacioneve të plazhit, por nuk janë bërë ndryshime në mënyrën e funksionimit të tyre./Scan
Shtuar më 28/06/2019, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori