Po kthehet në modelin e shëndetësisë britanike, njihuni me infermieren shqiptare
Infermierja shqiptare, Nevila Selmani po shndërrohet në modelin e shëndetësisë britanike.

Nevila Selmani, si shumë mjekë dhe infermierë shqiptarë, ka dhënë një kontribut të çmuar, me një modesti të admirueshme, në përballimin e pandemisë në Britaninë e Madhe.

Ajo është e arsimuar dhe e punësuar në një nga spitalet më të njohur privat në Londër, por ushtroi profesionin e saj përkohësisht në vijën e parë të frontit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS), në spitalin e Chelsea-s dhe Westminster-s të Londrës.

Çdo të enjte ne orën 20:00 të mbrëmjes, që nga kryeministri e deri tek fëmijët e vegjël bashkë me prindërit, miliona njerëz ndërpresin gjithçka dhe dalin në rrugë për të duartrokitur punonjësit e shëndetësisë në shenjë mirënjohje.

Media britanike, por edhe ajo ndërkombëtare ka fiksuar fotografinë e infermieres shqiptare Nelvina Selmani, ku duket e qeshur teksa i përgjigjet respektit dhe mirënjohjes së britanikëve po me duartrokitje.
Shtuar më 23/05/2020, ora 21:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori