Ditën e sotme ish-ministri i Bujqësisë Edmond
Panariti dha alarmin se në qumështi që tregtohet në shqipëri është i helmuar.
“MB dhe AKU duhet te bejne
urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura, te bllokojne prodhimin dhe te terheqin
urgjent nga tregu produktet e perlyera”-shkruan ai.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi nga ministri aktual i Bujqësisë Niko Peleshi i cili hedh poshtë të gjitha aludimet e Panaritit.
"Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qënë dhe nuk është perfekt.
Pikërisht sepse
bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale.
Ashtu sic u bë dhe po vazhdon të
bëhet me
ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në
ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit."- shkruan
Panariti. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2017,
ora 15:54