Po kërkoni të blini një shtëpi, ja harta e çmimeve në Tiranë
Deshironi të blini një banese në kryeqytet. Qeveria publikon tabelen e re me çmimet për metër katror në 11 zonat e Bashkisë së Tiranës. Sipas kesaj tabele, çmimi në qendër të Tiranes arrin në 193 mijë lekë m2 ndërsa zona më e lirë ndodhet tek Fresku.

Për vitin 2013, kostoja mesatare e sipërfaqes së shfrytëzimit është 37,865 lekë, ndërkohë që kostoja për sipërfaqe ndërtimi është 31, 202 lekë.

“Këshilli i Ministrave udhëzon miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë Republike, për vitin 2013, e cila të jetë 37 806 (tridhjetë e shtatë mijë e tetëqind e gjashtë) lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi”, thuhet në udhëzimin e qeverisë. Sipas tij, për qytetet, për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, si referencë do të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt që rezulton në këtë udhëzim.


Çmimi për m2 i apartamenteve në disa zona në Tiranë:

Zona 1

Lagjja te “Ali Demi” 1/1 nënzona afër bulevardit
“Bajram Curri” 98,200
1/2 pjesa më në periferi
larg bulevardit 70,500

Zona 2
Fillon nga Ministria e Jashtme, Pazari i Ri, Bashkia e Tiranës, vazhdon përgjatë shëtitores “Dëshmorët e Kombit” dhe zë gjithë pjesën lindore të saj. Kjo zonë përfshin dy krahët e Lanës që nga sheshi “Fan Noli”, Shkolla e Baletit, Rruga e Elbasanit, stadiumi “Qemal Stafa”, gjithë zona e Qytetit Studenti deri në periferitë e tij, një pjesë e Parkut të madh deri te Pallati i Brigadave dhe Sauku.
2/1 193 000
2/2 137 600
2/3 115 200
2/4 118 500
2/5 90 750

Zona 3
Pjesa lindore e Tiranës, nga rruga “Bardhyl”, vazhdon në Porcelan në afërsi të malit të Dajtit
3/1 Pjesa afër unazës 81 500
3/2) Pjesa e sipërme 67 800

Zona 4
Verilindja e Tiranës, pjesa e Rrugës së Dibrës, në të dy krahët e saj nga farmacia nr.10, zona e spitaleve, Alliasi, Shkolla e Bashkuar e deri në Kinostudio.
4/1 Pjesa qendrore të zonës 76 500
4/2 Periferia e zonës 62 000

Zona 5
Ish-Blloku, zona te stadiumi “Selman Stërmasi”, zonën e Librit Universitar, Garda e Republikës, pjesa e Parkut të madh dhe ajo e Kopshtit Botanik, blloku i vilave në Selitë, që vazhdon deri te stacioni i fundit i Tiranës së Re.
5/1 191 000
5/2 133 500
5/3 116 500
5/4 94 500
Shtuar më 28/05/2013, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori