Po kalonte për në Mal të Zi, kapet suedezi me 19 pistoleta në Muriqan
Një shtetas suedez është arrestuar në doganën e Muriqanit, pasi i janë gjetur 19 pistoleta.

Shtetasi i huaj mësohet se quhej Sebastian Rikard, 21 vjeç, dhe ishte duke shkuar për në Gjermani.

Ai ishte duke udhëtar me një linjë autobusësh duke tentuar të dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Muriqanit, me destinacion Gjermaninë.

Armët ai i ka pasur të fshehura në sendet e tij personale, por pas kontrollit të policisë, i janë zbuluar.
Shtuar më 13/08/2018, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori