Po kalonte afër ku shpërtheu makina e Preng Gjinit, një fëmijë dërgohet me urgjencë në spital
Ka shkuar në 2 numri i të lënduarëve, kalimtarë, në atëntatin mafioz ndaj Preng Gjinit të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Një fëmijë është dërguar me urgjencë tek Trauma për të marrë trajtim mjekësor pasi po kalonte pranë automjetit të Preng Gjinit kur shpërtheu në zonën e Vasil Shantos.

Rikujtojmë se Preng Gjini është në gjendje kritike për jetën ndërkohë që dyshohet se është gjymtuar nga plagosja me tritol, e vendosur në makinën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2020, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori