"Po kaloj me Zahon kohë që se kam kaluar dot më herët", Rama izolohet në shtëpi
Kryeministri Edi
Rama është izoluar sot në shtëpinë e tij në Surrel.
Rama ka treguar se tashmë ai do tw dëgjojw këshillën e mjekëve dhe për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve.
Rama ka thënë se tani po kalon kohë me
Zahon, që e kishte humbur më
herët dhe të njëjtën gjë ka kërkuar dhe nga qytetarët të rrinë në
shtëpi me fëmijët e tyre.
“Masat do të përshkallëzohen dhe duhet të ndani mendjen që nuk mund t’i shkelni. Ja ku jam dhe unë në
shtëpi, e në ballkon, se nuk ka ofiq që na mbron. Po kaloj me
Zahon kohë që se kam kaluar dot më
herët. Po u ndjek dhe juve nga Facebook, që thoni si po kaloni. Deri dhe vlonjatët që kanë shkelur më shumë se të tjerët rregullin e vendosur. Po ky është vetëm fillimi i një luftë nervash që do zgjasë”, u shpreh
Rama.
Ndërkohë që
Rama fliste në sfond dëgjohej zëri i një gjeli deri, duke konfirmuar kështu se Kryeministri tashmë ndodhet në
shtëpi i izoluar nga COVID-19
Shtuar më 13/03/2020,
ora 14:38