Ishte nisur për të vrarë një person tjetër, gazetari tregon bisedën mes Hutrës dhe policëve në momentin e arrestimit

Dan Hutra autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së tre të tjerave, nuk ishte nisur në Sharrë për tu fshehur, por kishte shkuar për të rvarë edhe një person tjetër.

Gazetari Spartak Koka deklaroi në “Opinion” tha se gjatë dëshmisë që kishte marrë nga njëri prej personave që njoftoi policinë, mësoi se Dan Hutra kishte shkuar në Sharrë për të vrarë një tjetër person, pasi akuzonte atë për vdekjen e babit, edhe pse nuk kishte asnjë lidhje.

Mund t’ju vrisja dhe juve, por s’po ju vras se ju jeni të shtetit, s’kam punë me ju. Duhet të më kishit lejuar të vrisja dhe një tjetër. Doja të vrisja dhe Rrahman Selën”, mësohet t’ju jetë drejtuar Dan hutra oficerëve të policisë në momentin e arrestimit

Ndërkohë gazetari Koka tha se ishin dy kushurinj me njëri-tjetrin, të cilët kishin identifikuar Hutrën në momentin që ky kishte hyrë në lokal për të blerë dy paketa, d molto dhe një ujë pa gaz.


Shtuar 1.03.2023 22:34