Po humb për herë të dytë mandatin, Idrizi reagon për herë të parë
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi me anë të një statusin në Facebook ka reaguar ndërsa po rinumërohen 64 kuti të kontestuara nga partia e tij dhe PS.

Statusi në Facebook

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sapo e quajti të pavlefshme këtë votë të hedhur për PDIU-në, kur vullneti i qytetarit që e ka hedhur duket më se i qartë.

Shenja X ishte atje ku duhet dhe po ashtu ka pasur dhjetëra fletë ku ka pasur fjalë të shkruara sikurse është rasti i kësaj flete, që u konsideruan të vlefshme.

Pak ditë pasi tjetërkush reagoi ndaj gurit me emrin Filat në sheshin Skënderbej, po shohim që emri i qytetit çam të Margëlliçit po shqetëson anëtarët e KQZ-së. Kujt i dhemb syri nga fjala Margëlliç të shkruajtur aty?! /albeu.com/

Shtuar më 13/07/2017, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori