Po hante mëngjes në restorantin luksoz, detajet nga ekzekutimi i shqiptarit në Brazil
lir Zelka është shqiptari i ekzekutuar në një restorantBrazil, i cili ishte larguar nga Shqipëria që me 20 nëntor. Prej asaj kohe, ai jetonte në një hotel të shtrenjtë në Sao Paulo.

Të martën në mëngjes, rreth orës 11:10, teksa ishte ulur për të konsumuar mëngjesin, ai u qëllua për vdekje në restorant.

Policia Civile ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po kërkon kamerat e sigurisë të zonës përreth me qëllim që të identifikojë dhe arrestojë motociklistin që qëlloi 47-vjecarin shqiptar teksa po hante mëngjes në një restorant në Jardins.

Dëshmitarët i thanë policisë se një motorciklist, i cili ishte veshur me një këmishë të kuqe që mbante një kokore rozë shkoi në vendin e ngjarjes, gjuajti më shumë se një të herë nga jashtë dhe u largua. Shënjestra ishte e qartë pasi asnjë person i rastësishëm nuk u lëndua.

Krimi ndodhi rreth orës 11:10 të mëngjesit. Fakti që krimineli nuk ka vjedhur asgjë i bën hetuesit të besojnë se nuk kishte të bënte me grabitje, por vrasje me dashje.

Sipas Policisë, motori i përdorur për krimin ishte një Honda CG 150 Titan Ks i zi, e cila u kap në sheshin Avenida Brasil.

Shtuar më 03/12/2020, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori