"Po gënjen..." studentja zë ngushtë Edi Ramën
foto ilustruese
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qënë në Gjirokastër ku ka mbajtur një takim me studentët.

Por pas fjalimit të tij në momentin kur nisën të bëheshin pyetjet, një studente kërkoi llogari nga Rama se pse ajo nuk përfitonte uljen e tarifës së studimit.

Pjesë nga debati:

Studentja: Të kam nisur 3-4 mesazhe dhe nuk më ke kthyer përgjigje. Si i bëhet për kategorinë tonë që jemi studentë dhe kryefamiljarë dhe nuk marrim asnjë ndihmë nga shteti, se me keni përjashtuar dhe nga ndihma sociale. Unë jam nënë e një fëmije, dhe studimi është një e mirë për familjen time.

Rama: Të kam kthyer përgjigje, dhe të kam thënë që të shkruash te platforma për Shqipërinë që duam

Studentja: Jo nuk me ke kthyer përgjigje, po gënjen, nuk më ka ardhur asnjë mesazh nga ju

Rama: Ne nuk i kuptojmë të gjitha teknalitetet ndaj të them që të shkruash aty, po këtu ke dhe ministren dhe mund ta diskutosh me të këtë shqetësim.

Pas kësaj ndërhyri dhe ministrja Shahini, e cila lidhi kontakt me studenten për të zgjidhur problemin e saj.
Shtuar më 22/02/2019, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori