Po fluturonte me shpejtësi, makina hidhet 10 metra në ajër dhe përfundon në hekurudhë
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur diëtn e sotme në aksin nacional Elbasan- Librazhd.

Mësohet se makina ka përfunduar në hekurudhën që përshkon përkrah aksit në fjalë.

Sipas burimeve hedhja e mjetit ka qenë e fortë dhe për pasojë ka përfunduar disa metra larg rrugës.

Burime bëjnë me dije se dy persona janë plagosur dhe po dërgohen me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore si dhe emrat e personave të plagosur.

Shtuar më 31/07/2020, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori