Po ecte në këmbë pa e vrarë mendjen për policinë, arrestohet 36 vjeçari i dënuar me burg
Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje është arrestuar nga policia e Tiranës.

Pasi u gjurmua se po lëvizte në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, policia ka kapur dhe ndaluar shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg" në mungesë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje”, sepse në dhjetor të vitit 2019, në Astir, ka plagosur me sende të forta shtetasin I. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 30/10/2020, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori