Po ecte kundravajtje, 5 të plagosur rëndë në Milot-Mamurras
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Mamurras.

Nga raportimet e para mësohet se janë përplasur dy mjete pranë kryqëzimit të Patokut.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti ka të paktën 5 të plagosur të cilët janë në gjendje të rëndë për jetën. Mes të plagosurëve janë edhe 3 motra.

Shkak për këtë aksident të frikshëm është bërë pakujdesia pasi njëra nga makinat po ecte në sens të kundërt.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.01.2018, rreth orës 12:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë -Milot në afersi të kryqëzimit të Patokut ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.

Për pasojë janë dëmtuar pesë shtetas të cilet katër janë nisur për në Q.S.U. Tiranë dhe një në Spitain Rajonal të Laçit.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit. /albeu.com/


Shtuar më 30/01/2018, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori