FOTO LAJM/ Tryezat bosh, një ditë pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë, krisja e marrëdhënieve Rama- Kurti

Treyza e përgatitur për mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Gjakovë është bosh, pas anulimit të mbledhjes nga kryeministri, Edi Rama.  Nga fotot duket se çdo gjë ka qenë planifikuar ne detaj për pritjen e ministrave dhe kryeministrit, Edi Rama.

Madje është shtruar edhe tapeti i kuq. Mbledhja ishte parashikuar të niste ditën e sotme në orën 11:00, mbledhje e tretë e këtij llojiPor ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, mos pranimi i draft propizimit të kryeministrtit Rama për Asociacionin nga ana e homologut, Albin Kurti, ka çuar në një lloj krijseje të marrdhjënieve të dy liderëvë.

E për rrjedhojë mbledhja e dy qeverive u anulua. Lajmi u konfirmua edhe nga kryeministri Rama në një konferencë për shtyp, në thë cilën tha se nuk ishin dakordësuar me kryeministrin Kurti për zhvillimin e kësaj mbledhjeje.

Nga Qeveria e Kosovës thanë se kjo është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.

Rama tha se kjo nuk mund të ndodhte sepse, sipas tij, nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot./albeu.com/


Shtuar 14.06.2023 10:09