Po dushin tek haleja e mikut artist e bën z.Rama? (FOTO LAJM)

Oxhaku ka në sfond një mur beton arme i lustruar ngjyrë gri
Lajmi se Rama përdor në shtëpinë e tij një oxhak me vlerë kolosale prej minimumi 12 mijë euro mori dhenë dy ditë më parë pasi u publikua fillimisht në Albeu.com.

Oxhaku i Ramës shfaqet në sfond gjatë klipit promovues të intervistës së tij të nesërme tek Ermal Mamaqi, i cili sipas prodhuesit italian është i dizenjuar nga Massimo Iosa Ghini dhe prerja e tij është bërë me teknikën e presjes me lazër.

Mirëpo, përballë këtij fakti që i hodhi në erë intervistën e nesërme ku pritet të bëjë një "make up" të mirë të figurës së tij, Rama iu sul mediave që publikuan këtë lajm duke i quajtur siç e ka zakon "kazan", ndërkohë që shpjegoi se ai oxhak miliarderësh nuk ndodhej në shtëpinë e tij, por në atelienë e një miku të tij artist pa emër që i hapte dyert kryeministrit tonë për të shkrirë talentin sa herë kishte kohë.

"Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit🤮Eh,ja që s'është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist,ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese🖕", shkruan Rama në Tëitter duke nxjerrë edhe gishtin e mesit.

Me këtë deklaratë, Rama na dha një lajm të mirë se falë Zotit në Shqipëri paska ende artistë që me të ardhurat që kanë ia lejokan vetes salltanete të tilla siç është oxhaku me çmim minimumi 12 mijë euro.

Megjithatë, edhe pse prania e artistëve të tillë pasanikë në Shqipëri është një lajm i mirë (e besuam), nga verifikimet e bëra prej Albeu.com rezulton se Rama nuk është i vërtetë në ato që thotë, pasi xhirimet janë bërë në shtëpinë e tij dhe jo diku tjetër.

Ka disa fakte të pakundërshtueshme që e vërtetojnë këtë.

Përgënjështrimi i parë i pretendimit të kryeministrit ndodhet pikërisht në të njëjtin klip (shiko fotot sipër dhe videon poshtë) ku Rama shfaqet me oxhakun e miliarderëve.

Nëse vërehet mire, muri që gjendet pranë oxhakut është në strukturë dhe ngjyrë i njejtë me murin e tualetit ku Rama shfaqet duke bërë dush. Bëhet fjalë pikërisht për murin prej betoni, me të cilin Rama ka ndërtuar shtëpinë e tij në Surrel.

Rama mund të pretendojë sërish që oxhaku nuk është në shtëpinë e tij, por kjo vlen nëse pranon që dushin dhe jashtëqitjen e bën tek haleja e mikut të tij artist.

I njëjti mur duket sërish në foton familjare që Rama ka nxjerrë disa ditë më parë me rastin e Vitit të Ri. Edhe aty duket e njëjta ngjyrë dhe strukturë, prej betoni, i njëjtë me murin që ndodhet pas oxhakut të shtrenjtë që duket në klipin që Rama thotë se u filmua në atelienë e një mikut të tij pa emër. /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2019, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori