Po bënin garë në mes të natës, si u bënë copash super makinat (FOTO LAJM)

Një aksident ka shkaktuar panik mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e Kamzës, që quhet ndryshe edhe zona e Treshit.

Ngjarja sipas dëshmisë së lexuesit të Albeut, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku shoferët kanë përfituar për shkak se ka pak persona në lëvizje në atë orë.

Një BMW seria 5 dhe Audi A3 kanë bërë garë mes tyre por shpejtësia ka qenë kaq e madhe saqë kanë përfunduar duke u përplasur.

Dy shoferët janë lënduar por janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se makinat janë shkatërruar thuajse fare duke pësuar dëme të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2019, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori