Berisha viziton Panairin e Librit, takohet me qytetarët: Këtu për të denoncuar qëndrimin anti-libër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Panairi është në ditën e tij të tretë, ndërsa Berisha duket se ka shfrytëzuar paraditen e kësaj fundjave të vizituar një aktivitet të rëndësishëm në kryeqytet.

Ai nuk humbi mundësinë që të takohej edhe me qytetarët e pranishëm në panair.

“Jam këtu për të dënoncuar qëndrimin anti-libër të tij. Shqiptarët duhet ta dinë se libri në Shqipëri taksohet më shumë se kudo në Evropë.

Duhet ta dinë se ato përpjekje që u bënë për të jetësuar biblotekat në të gjitha shkollat e vendit, fondet që u caktuan për blerjen e librave, u ndaluan me një vendim anti-libër të Edi Ramës.

Rama, ky njeri që për veten e vet pretendon se më një libër ndërtoi sarajet e Surrelit, tani takson si shtëpitë botuese, ashtu edhe shtypshkronjat, duke rritur kostot dhe dule ulur tirazhet e librave në mënyrë dramatike.

Vetëm tarifat dhe taksat doganore që ky vendos e bën librin pothuajse të ndryrë në territorin e Shqipërisë. Garantoj autorët e krijuesit se një politikë tjetër krejtësisht e ndryshme nga kjo do të instalohet,” tha Berisha.