Po arratisej, prangoset bullgari i dënuar me 4 vite heqje lirie nga drejtësia shqiptare
Një shtetas nga Bullgaria është vënë në pranga sot në Qafë-Thanë.
Ndaj 52-vjeçari,
Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me
burg 4 vjet.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: G.K, 52 vjeç, banues në Bllagoevgrad-Bullgari.
Ndalimi i tij u bë pasi,
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite
burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë
burg) për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Shtuar më 26/10/2019,
ora 16:59