P.Mur: Kosova me pavarësi pa sovranitet nënkupton një zgjatje të sundimit kolonialist
Pëlqej
Albeu.com
Duke komentuar një dokument të Komisonit Ndërkombëtar për Ballkanin, ku për Kosovën parashihet një "pavarësi pa sovranitet", analisti Patrik Mur thotë se kjo nënkupton një zgjatje e sundimit kolonialist."Pavarësia pa sovranitet është njëlloj sikur Alaska pa borë. Por ajo që kjo do të nënkuptojë është një zgjatje e sundimit kolonialist, pavarësisht se si quhet ai. Po, ky është çmimi për pavarësinë dhe përfshin vazhdimin e trajtimit të njerëzve të Kosovës si fëmijë të këqinj".
Sipas këtij dokumenti, thotë analisti Mur, Kosova do të vazhdojë të ketë sundues kolonialë, disa prej të cilëve janë të dedikuar dhe kompetentë, por shumica nuk janë. "U përngjajnë shumë sunduesve evropianë që qeverisnin kolonitë evropiane njëqind vjet më parë, që shpesh ishin njerëzit më pak të kualifikuar të shërbimit civil të vendeve të tyre dhe merrnin një punë në shërbimet koloniale si gjëja më e mirë për ta".
Shtuar më 18/04/2005, ora 16:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori