Vuçiç nga Ohri: Samiti i ardhshëm do të mbahet në Serbi, të gjithë të mirëseardhur

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër, ka propozuar që samiti i radhës i kësaj nisme të mbahet në Jug në Serbisë.

Vuçiç ka ftuar që në samitin e ardhshëm  të jenë po ashtu prezent edhe përfaqëues të Prishtinës, Bosnjes dhe Malit të Zi.

“Takimi i ardhëm propozoj të jetë në Serbinë Jugore para samitit të madh që e kemi, në fund të verës në Beograd, që të dakordohemi për grupet punuese si të tejkalojmë pengesat, të ndihmojmë njeri-tjetrin se ky është interesi kryesor për qytetarët. Vendet e rajonit janë të mirëseardhur e nëse duan të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës dhe Prishtinës, Malit të Zi e me radhë, janë të mirëpritur. Kërkoj falje që u zgjata, por nuk përmbahem dot. Shumë faleminderit për praninë tuaj, nuk detyrojmë dot askënd që të na bashkohet. I gëzohem takimit me ju, shpresoj që bashkë të bëhemi edhe në herë të tjera. Takimi i ardhshëm do të jetë në fund të verës në Beograd,” tha Vuçiç. /albeu.com