Plumba në kokë e gjoks, detaje nga ekzekutimi i vëllezërve Olldashi
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar një ditë më parë në Maliq, ku u ekzekutuan me armë zjarri dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ku u gjetën trupat e pajetë të dy vëllezërve, përkatësisht 33 vjeç dhe 31 vjeç janë gjetur gëzhoja, ndërsa viktimat kanë qëlluar me plumb në kokë dhe gjoks.

Paraprakisht, dyshohet se dy të rinjtë janë ekzekutuar pikërisht të ai vend për shkak edhe të terrenit dhe larg banesave.

Bëhet me dije se 33-vjeçari Andrea Olldashi vjeç ka qenë me precedentë penale pasi ka qenë i dënuar për vjedhje, ndërsa në 2018 ka dalë nga burgu. Ndërkohë, 31 vjeçari Martin Olldashi nuk rezulton me precedentë penal.
Shtuar më 11/12/2020, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori