Plumba drejt të riut, atentat me armë në mes të Durrësit
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Durrës ku është tentuar të vritet një i ri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 6 të qytetit të Durrësit dhe ka patur të shtëna me armë zjarri drejt një mjeti tip BMW.

Objektivi i këtij atentati ka qënë një i ri, pronari i makinës, me iniciale S.N., 28-vjeç banues në Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar 25 vjeçari me inicialet E.B banues në Durrës dhe punohet për kapjen e tij.

Kjo pasi në lagjen nr. 6, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.N. 28 vjeç, duke qëlluar në drejtim të automjetit tip BMW ne te cilin ai ishte shofer.

Dyshohet se konflikti ka lindur mes palëve, brenda ambienteve të një pike lloto, për motive të dobëta. /albeu.com/





Shtuar më 05/06/2018, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori