Plumb në zemër, si u gjet i vdekur mes pellgut të gjakut 52 vjeçari nga Klosi
Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbardhur ngjarjen e rëndë që tronditi dje Klosin ku një 52 vjeçar u vetëvra padashje duke pastruar armën.

Policia, pas mbërritjes në banesën e Nikollit, nuk gjeti asnjë armë zjarri. Ndërkohë, pas verifikimeve rezultoi se pistoleta ishte fshehur prej nënës së tij.

Mësohet se 52- vjeçari po e pastronte armën që mbante pa leje dhe tërheqja e këmbëzës ka bërë që një fishek ta qëllojë atë në zemër. Nëna dhe gruaja kanë gjetur një mjet për ta dërguar në spital, ndërkohë kanë fshehur armën, të cilën Policia e gjeti në mbrëmje.

Nuk është e qartë nëse Nikolla kishte konsumuar alkool në momentin e ngjarjes. Nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, arma e fshehur nga nëna e viktimës u sekuestrua nga Policia dhe është dërguar në laboratorin e kriminalistikës.

“Rreth orës 15:15, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë shtetasi M.N, rreth 52 vjeç, banues në Klos, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, bëhet e ditur lidhur me ngjarjen.
Shtuar më 10/09/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori