Plumb në kokë, dalin detajet se si u ekzekutua biznesmeni në Vlorë
Janë zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi në Vlorë ku humbi jetën një biznesmen i njohur.

Viktima është shtetasi Vasil Dervishaj dhe është ekzekutuar me armë zjarri në mesnatë.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-kombinati i peshkut në lagjen "Pavarësia", ku biznesmeni është qëlluar disa herë me armë nga persona ende të paidentifikuar brenda në mjetin e tij tip "Ford" me targa italiane "OD 476 AF" me të cilën po udhëtonte.

Policia sot ka zbuluar rreth 30 metra larg vendit të krimit një arme tip automatik, e cila dyshohet t'i perkiste viktimës.

Vrasja e tij është bërë me pistoletë nga 3 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Viktima, babai i një fëmije të mitur është qëlluar me një plumb në kokë.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e prishjes së pazarëve të drogës, pasi viktima është arrestuar edhe më parë për këtë vepër penale. /albeu.com/

Shtuar më 05/06/2018, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori