Plumb në kokë 16-vjeçarit, zbardhet dëshmia e 3 kushërinjve në Kurbin
3 ditë nga ngjarje e rëndë në Kurbin, është zbardhur dëshmia e tre kushërinjve që dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri 16-vjeçarin Klejdi Gjeta.

Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç dhe Arber Lika,18 vjeç kanë pranuar të tre të kenë udhëtuar me mjetin tip Benz natën e ndërrimit të viteve, ndërsa për të festuar kanë qëlluar me armë në ajër

“Qëlluam me armë në ajër për të festuar”,- mësohet të jenë shprehur ata.

Por kur vjen puna tek arma me të cilën kanë qëlluar të rinjtë, të tre kanë kyçur gojën dhe nuk kanë treguar vendndodhjen e saj.

Ditën e djeshme ekspertiza mbi trupin e 16-vjeçarit tregoi se ai është qëlluar me armë zjarri pasi i është gjetur një plumb në kokë gjë që i ka kushtuar jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve dhe trupi i 16-vjeçarit është gjetur në tarracën e banesës. /albeu.com/



Shtuar më 03/01/2018, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori