Plot stil e klas, kush është stilistja që vesh Lindën, Monikën dhe Liri Berishën
Pëlqej
Zonjat e politikës përvese janë femra në karrierë dhe shumë të lakmuara për pozitën që kanë, kanë edhe një stil unik në veshje dhe shumë ekstravagante.

Por kush fshihet pas veshjes së tyre plot klas?

Linda Rama, Monika Kryemadhi, Liri Berisha, Ajola Xoxa janë zonjat më të komentuara në politikën shqiptare, dhe jo vetëm përpozicionin por edhe për veshjen e tyre deri në detaj.

Zonjat e para të politikës kanë zgjedhur të vishen tek stilistja shumë e njohur shqiptare stilistja Enada At’Nikolla.

E ftuar në Wake Up, At’Nikolla pranoi se shumë prej veshjeve që ato zgjedhin të mbajnë janë prej duarve të saj.

“Nuk mund të them që të gjitha rrobat që ato veshin i kam stiluar unë, por një pjesë të mirë po. Janë zonja shumë të mira, pa huqe dhe pa teka. Kjo varet prej intelektit të personit”,- u shpreh stilistja e njohur. /albeu.com/

Shtuar më 08/12/2017, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori