Plot 272 forca policore blindojnë kufijtë e Shqipërisë për parandalimin e trafikut të drogës
Policia e Shtetit ka nisur të zbatojë një plan të posaçëm masash për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike.

Plot 272 forca policore kanë blinduar kufijtë e Shqipërisë dhe janë në patrullim 24 orë në ditë për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në planin e posaçëm marrin pjesë FNSH¬të, DELTA, si edhe Policia Kufitare.

NJOFTIMI:

Plan të veçantë masash për parandalimin dhe goditjen e trafikutlëndëve narkotike. FNSH, DELTA dhe POLICIA KUFITARE patrullime në vijën bregdetare prej disa ditësh.

Rreth 272 forca policore patrullojnë non stop 24 orë në vijën bregdetare dhe kufirin jeshil. FNSH e paisur me dylbi nate, kamera teknike.

Në planin e masave të përfshira edhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe . Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të fokusuara në identifikimin dhe goditjen e vendeve të magazinimit të lëndëve narkotike.

Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të orientuara në hetimin për të goditur çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale.

Kjo strategji ndodh për herë të parë në Policinë e Shtetit e cila përfshin FNSH në patrullim në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e trafikutlëndëve narkotike.

Sikundër për herë të parë po ndodh që Policia e Shtetit po identifikon dhe godet magazinat e grumbullimit dhe të përpunimit të lëndëve narkotike. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2016, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori