“Plehrë, prapë erdhe këtu ti?”, deputeti i PD rrëfen momentin kur u godit me grusht
Bedri Hoxha, ish deputeti i goditur këtë të diel në Burrel shprehet se të gjitha gjasat të çojnë të mendosh se dhuna erdhi për shkak të garës për kryetar në PD.

Ai thotë se personi që e goditi është Demir Çupi, ndërsa e cilëson i mostër dhe kërkon që të vendoset para drejtësisë.

“Ngjarja ndodhi 10 minuta para se të fillonte takimi, teksa po qëndroja, një person erdhi dhe më goditi nga pas, ai është Demir Cupi, është një mostër, nuk e mora vesh se cfarë kishte.

Më tha prapë paske ardhur këtu ti plehrë. Kam bërë denoncim dhe i bëj thirrje prokurorisë dhe policisë që ti shkojnë deri në fund kësaj ngjarje, pasi më duket me prapavijë.

Kam qenë kryebashkiak dhe deputet, por kurrë nuk kam pasur incidente dhe një rast të tillë të kësaj natyre.

A ka lidhje incidenti me garën?

Nuk e di se çfarë të them, por të gjitha gjasat të çojnë aty, por unë nuk mund të bëj horoskopin. Por rrjedhoja e ngjarjeve të mëparshme dhe të tanishme të çojnë aty.

Kam bërë denoncim në komisariat kanë ardhur dy tre dëshmitarë. Nuk mora pjesë më pas një asnjë takim të Bashës dhe Selamit më pas, pasi shkova bëra denoncimin.

Basha nuk më ka telefonuar, vetëm Selami” deklaroi ai.
Bedri Hoxha aktualisht është deputet në detyrë i PD, ndërsa në legjislaturën e re nuk do të jetë në Kuvend, pasi nuk u fut në lista nga Basha për zgjedhjet e 25 qershorit. /albeu.com/

Shtuar më 09/07/2017, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori