Plehërat në vend, reagon Partia Socialiste
Partia Socialiste shprehu sërish sot qëndrimin ndaj importimit nga jashtë vendit të plehrave dhe përpunimin e tyre në vend nga një impiant i posaçëm.

Deputeti socialist Besnik Bare tha në deklaratën e tij se mungesa e kapaciteteve monitoruese, e shndërron Shqipërinë në një destinacion të mbetjeve të rrezikshme e toksike, me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Situata bëhet akoma më shqetësuese nëse kujtojmë se biznesi i menaxhimit të mbetjeve është shpesh një burim i madh fitimi për qarqe mafioze tha Baraj duke nënvizuar se në kushtet kur lidhjet e pjesëtarëve të oborrit kryeministror me qarqe mafioze tashmë janë bërë publike, shqiptarët kanë të drejtë të shqetësohen dhe të kërkojnë llogari për interesat e vërteta që fshihen pas këtij vendimi.

Partia Socialiste denoncoi sot po ashtu mungesën totale të transparencës në marrjen e kësaj iniciative ligjore. “Kjo iniciativë bie ndesh me konventën e Ahrusit, të cilën e kemi adoptuar në legjislacionin Shqiptar, e cila parasheh konsultimin me publikun dhe aktorët e ndjeshëm të shoqërisë civile si dhe pjesmarrjen e tyre në vendimmarrje”, u shpreh Bare.
Shtuar më 18/10/2010, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori