Plazhi i Borshit neverit pushuesit, kthehet në "tualet" për kroçerat
Plazhet e Borshit vijojnë të ndoten nga ujërat e zeza që dërdhen në det nga krocerat dhe anijet turistike. Pushuesit denoncojnë situatën që sipas tyre po i detyron të braktisin plazhin.

Deti vijon të ndotet herë pas herë nga ujërat e zeza të derdhura nga kroçerat apo anijet turistike që lundrojnë në zonë.

Pushuesit e përshkruajnë situatën si të neveritshme, ndërsa ujërat e zeza e kanë bërë të paaksesueshëm plazhin sipas tyre të mrekullueshëm, raporton Ora neës.

Një situatë e ngjashme u raportua edhe pak ditë më parë, kur pushuesit dhe bizneset thanë se kjo gjendje po i detyron të braktisin plazhin.

Raste të ngjashme të ndotjes së ujërave shqiptare nga anijet e huaja janë raportuar edhe më herët, ndërsa ky problem mbetet pa zgjidhje.

Shtuar më 12/07/2019, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori