Plazh në fundjavë? Shiheni njëherë motin
Për të gjithë ata që janë në plazh, moti ka surpriza të pakëndshme këtë fundjavë.

Nisur nga e shtuna sinoprikanët thonë se do të kemi ndryshime temperaturash si dhe reshje shiu.

Sipas Meteoalb moti do të vijojë të shtunën me kthjellime dhe vranësirashpeshta kryesisht në pjesën e dytë të ditës kur priten shira të përkohshëm në zonat lindore dhe pjesërisht në qendër.

Dita e diel pritet të sjellë fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremin jugperëndimor i cili do të mbetet me kthjellime dhe vranësirashpeshta.

Dita e hënë paraqitet me vranësira dhe shira në gjithë territorin, më të konsiderueshëm në qendër dhe zonat juglindore.

Temperaturat e ajrit do të sjellin rënie të lehtë dhe graduale deri të hënën kur pritet një rënie me të paktën 3°C në të gjithë territorin duke bërë që vlerat ekstremale në rang vendi të luhaten nga 9 në 31°C, thotë Meteoalb.
Shtuar më 25/08/2018, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori