Platforma e shqiptarëve: Kosova shtet multietnik
Pëlqej
Albeu.com
Ja dokumenti i plotë i platformës së delegacionit kosovar që do të paraqitet nesër në Vienë në raundin e parë të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës, të cilat do të mbahen në kryeqytetin e Austrisë.Pavarësia, 6 argumentat e Prishtinës

Plani në fjalë është përgatitur që në datën 15 janar dhe ka kaluar të gjitha hallkat e analizës dhe më tej ka marrë edhe ok-in e të gjithë qeverisë si dhe të gjithë Grupit negociator kosovar. Mësohet gjithashtu se ky plan ka qenë edhe në qendër të bisedimeve që Ministri i Jashtëm i Shqipërisë z Besnik Mustafaj ka zhvilluar në Uashington disa ditë më parë në Departamenin e Shtetit.

Pikat e Planit

Plani është i bazuar në gjashtë shtylla kryesore të cilat njëra pas tjetrës plotësojnë arsyetimin llogjik të kësaj platforme, që është shtet multietnik i qytetarëve të Kosovës. Shtylla e parë përbëhet nga objektivat e kësaj marrëveshje, marëdhëniet ndëretnike si dhe përfituesit që janë qytetarët e Kosovës, të cilët janë edhe subjekti real i reforëm së decentralizimit. Në shtyllën e dytë shtjellohet Organizimi Territorial i Kosovës, i cili në thelb do të ketë përgatitjen e Ligjit mbi Kufinjtë e Komunave dhe Bashkive të Kosovës. Në këtë shtyllë platforma i përmbahet parimeve të grupit të kontaktit për shoqëri multietnike dhe ruajtjen e Integritetit Territorial të Kosovës. Shtylla e tretë e këtij plani sqaron kompetencat e subjekteve të admistrimit vendor ato vetjake dhe ato të deleguara, përfaqsimin në to, emërimin e zyrtarëve si dhe financat publike të pushtetit vendor. Shtylla e katërt ka të bëjë me garancitë për mbrojtjen e minoriteteve, mekanizmat e tyre për votim, përdorimin e gjuhës amtare, edukimin, lirinë e shtypit dhe të Medias, Përdorimin e simboleve fetare dhe kombëtare, lirinë e shprehjes si dhe të grupimit politik apo social. Në shtyllën e pestë plani përmban bashkëpunimin ndërbashkiak, atë ndërkufitar, bashkëpunimin ndërkombëtar të njësive vendore si dhe mbikqyrjen e ligjore dhe institucionale në shtetin e Kosovës. Në shtyllën e fundit platforma sqaron edhe njëherë se Perspektiva e Kosovës do të jetë Evropiane, do të respektohet parimi i Reciprocitetit, do të ruhet identiteti kombëtar i qytetarëve të vet, garantohet që do të jenë ndërkombëtarët ata që do ta monitorojnë dhe do të ndihmojnë në Implemetimin e kësaj marrëveshje. Gazeta Shqiptare
Shtuar më 20/02/2006, ora 10:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori