Platforma e dekriminalizimit, ja 10 pikat e Aleancës Kuqezi
Update - Aleanca KuqeZi shpall platformën për dekriminalizimin, shpërndarjen e Kuvendit dhe kërkesë zyrtare drejtuar Opozitës për bojkot parlamentar dhe zgjedhje të parakohshme.

Në takimin që po zhvillohet në këto momente, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu është shprehur se duhen arrestuar 28 deputetë aktualë, ë dënuar më herët për krime të ndryshme, ndërsa Opozita të mos e ndalë bojkotin pasi është mundësia e vetme për shpërndarjen e parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, përcjell Portali Albeu.

Spahiu foli edhe për koalicionet, duke u shprehur se nuk do të ketë bashkëpunim pa kushte as me PS-në as me PD-në.

Para qindra aktivistëve të AK-së, Kreshnik Spahiu parashtroi platformën dhe strategjinë për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe dekriminalizimin e vendit, duke theksuar se Aleanca KuqeZi refuzon çdo koalicion dhe partneritet politik nëse nuk realizohet:

1) Arrestimi i 29 deputetëve të dënuar për krime dhe që kërkohen nga Interpoli

2) Bojkotimi i Kuvendit nga ana e opozitës dhe mos kthimi në parlamentin e drejtuar nga vrasësit

3) Bojkotimi i zgjedhjeve lokale si të paravendosura me hartën e re dhe të fituara në tavolinë nga dyshja Rama-Meta
4) Shpërndarja e parlamentit e cila dominohet nga dy banda kriminale dhe hetimi i tyre

5) Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme me një afat 6 mujor për reformimin e Kodit zgjedhor dhe hartës elektorale

6) Miratimi i të drejtës së 2 milion emigrantëve për të votuar online atje ku punojnë dhe jetojnë

7) Garantimi i mekanizmit të numërimit të votës dhe përfaqësimit të çdo subjekti politik që të numëroj votat e saj.

8) Hetimi i gjithë akteve terroriste nga dy bandat qeveritare të cilat prej 2 vjetësh luftojnë njëra tjetrën me tritol, atentate, shantazhe, kërcënime dhe burgosje

9) Zbardhja e financimeve miliona eurove të pista në fushatë elektorale e PS dhe LSI dhe burgosja e blerësve të votave të 23 qershorit

10) Ndryshimi i sistemit zgjedhor në Proporcional Kombëtar dhe filtri ligjor i kandidaturave për deputet, ministra, kryetar bashkie etj. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2015, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori