Futbolli gjerman në zi, ndahet nga jeta kampioni i Botës me “Pancerat”

Futbolli gjerman është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit Horst-Diter Hëtges në moshën 79-vjeçare.

Mbrojtësi i djathtë bëri një rekord në atë kohë duke luajtur 483 ndeshje në Bundesligë dhe duke e fituar një herë me Verder Bremenin.

Ai gjithashtu është shpallur kampion Europe me Gjermaninë në vitin 1972 dhe pas dy vitesh arriti të triumfonte dhe në Kupën e Botës.

Hëtges u nda nga jeta në shtëpinë e tij, pasi luftonte prej vitesh me sëmundjen e dementias.


Shtuar 3.07.2023 13:07