Plasi me Metën, Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme të hënën
Kuvendi thërret seancë të posaçme ditën e hënë në datën 8 korrik. Seanca e posaçme do të zhvillohet të hënën në orën 18:00.

Deputetëve i është kërkuar që të mos mungojnë asnjëri.

Nuk dihen ende çështjet që do të diskutohen, ndërkohë që të enjten më 4 korrik, pritet të miratohet kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta..

Më parë PS kishte dorëzuar në Kuvend një kërkesë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Duket se tashmë ajo kërkesë do të votohet në Kuvend për të mundësuar kështu largimin e tij nga presidenca ashtu siç kishin paralajmëruar të majtët më parë.

Lufta është e hapur tashmë mes Metës dhe Ramës dhe me konferencën e sotme të tij duket se do të jetë një përballje frontale.

Shtuar më 02/07/2019, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori