Konkursi për
gradën "
Komisar", është vendosur që të shtyhet për një datë tjetër por të pacaktuar.
Ky vendim është marrë nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Kujtojmë se ky është anulimi i dytë i këtij konkursi pasi i pari u anulua me datë 7 nëntor ku u shpall i pavlefshëm pasi rezultoi se përgjigjet e
testit kishin dalë dhe në provim garuesit kishin kopjuar.
Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për komisionin që monitoroi provimin. Komisioni kryesohej nga Aida Hajnaj.
Rreth 400 oficerë policie konkurruan më 7 nëntor për 130 pozicione vakante për
gradën Komisar. Konkurrentët iu nënshtruan një testi quiz me alternative të cilat korrigjoheshin nëpërmjet skadronit dhe përgjigjja dilte brenda ditës.
Nga kontrolli i
testit rezultoi se 177 kandidatë kishin marrë më shumë se 70 pike duke u shpallën fitues.
Por nisur nga ankesat e shumta të disa prej konkurentëve, pikët e grumbulluara dhe mënyra e zgjidhjes se
testit, Drejtori i Përgjithshem i Policisë e shpalli këtë konkurrim të pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e
testit ishte vjedhur dhe ishte marrë nga aplikantët para nisjes se konkurimit.
Shtuar më 15/11/2018,
ora 09:42