Plasi keq! Pas imitimit, Alketa Vejsiu e quan Xhemi Shehun "Xhemile" e "Gagaçe"

Alketa vonon por nuk harron! Moderatorja shumë e dashur për shqiptarët, Alketa Vejsiu nuk ka harruar t'i kthejë një përgjigje, Xhemi Shehut, moderatores së Portokallisë.

E gjitha nisi kur Xhemi Shehu së bashku me Salsano Rrapin ironizuan hapur prezantimin e Alketa Vejsiut të festivalit të RTSH, në lidhje me fustanet e shumta dhe këngëve që Vejsiu këndoi gjatë të 3 netëve të festivalit në fjalë.

“Po mendoj që sezonin e ri të “Portokallisë”,unë me Xhemin vetëm të këndojmë. Nuk do prezantojmë”- tha Salsano.

“Për 1 vit njëherë nuk dua të dëgjoj këngë! Ika të ndërrohem njëherë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rri robi 5 minuta me një veshje?"-iu drejtua gjithë ironi Xhemi.

Por vetëm sot, Alketa i është përgjigjur nëpërmjet revistës Class, Xhemi Shehut.

"Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!"- shkruan ndër të tjera revista Class, në një post plot thumba e ironi.

Postimi i plotë:


Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit! Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!

1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!

2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!
3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në “Golden Globes”!

Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit!

Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan! Juve si ju duket më mirë ? Dikur apo Sot? /albeu.com/

Shtuar më 07/01/2020, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori