Plasën çokollatat në Për'puthen, Andi dhe Tea në kërcim romantik në studio
Mes Andit dhe Teas, dita e sotme duket se nisi “ëmbël” në "Për’Puthen".

Andi vendosi të zgjidhte Tean në një vallëzim romantik, vallëzim ky që u mirëprit edhe nga vajza.

Teksa lëviznin nën ritmet e muzikës, Andi i shprehu dëshirën bukuroshes për ta puthur në faqe, por vajza nuk pranoi, duke u justifikuar se i prishej “make-up”.

Pavarësisht përgjigjes së Teas, Andi e realizoi puthjen e ngrohtë, e pas këtij veprimi u duartrokit nga konkurrentët e tjerë.

Pas vallëzimit, dyshja tha se kanë shumë gjëra për të diskutuar me njëri-tjetrin, duke lënë të hapur një takim të mundshëm në ditët në vijim./
Shtuar më 03/12/2020, ora 19:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori