Plas tritoli në një banesë në Dibër, një vit më parë i ekzekutuan djalin
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në Maqellarë.

Nga të dhenat e para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiçi. Abcnews.al mëson se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, para një viti Gazmir Kosiçi i kanë vrarë djalin Elsi Kosiçi. 32-vjeçari, u ekzekutua në oborrin e banesës së tij, aty ku sot është vendosur tritol.

Ngjarja e rëndë tronditi familjen Kosiçi një vit më parë, teksa në momentin që kanë dalë jashtë, panë trupin e pajetë të 32- vjeçarit.

Autori i dyshuar për vrasjen ishte Mehmut Gega, 24 vjeç. Shkak për vrasjen e 32-vjeçarit asokohe u tha se kanë qenë konfliktet e vazhdueshme mes tyre.


Shtuar më 08/11/2019, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori