E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Plas tek Ligjet, Bashkim Fino i mbyll mikrofonin Flamur Nokës
Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate e replika të forta mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.

Demokratik Flamur Noka nisur nga liria e Saimir Tahirit, ka rënditur të gjitha skandalet nga mandati i parë i qeverisës.

Deputeti socialist Fino duke përfituar edhe nga qëndrimi në krah të Nokës, i ka mbyllur mikrofonin Nokës, duke tentuar të mos e lejojë të përfundojë denoncimet e tij në komision.

Fino i është drejtuar kreut të komisionit, Ulsi Manja, duke thënë se deputetët e PD thonë flasin duke thënë të njëjtat gjëra.

Megjithatë, Noka ka ndërhyrë sërish për të replikuar Finon, por ky i fundit i ka fikur mikrofonin. Noka nuk e ka përfillur gjestin e Finos dhe ka vijuar sërish me deklaratat e tij. /albeu.com/


Shtuar më 29/05/2018, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori