Plas tek Çani, gazetari tregon si po e fut në "kurth" Basha Ramën
Gazetari Robert Rakipllari u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, se PD do të kërkojë të vihet në Kushtetutë kërkesa për një qeveri kujdestare, 100 ditë para zgjedhjeve.

Rakipllari tha se disponon informacionin se Partia Demokratike do të kërkojë që në zgjedhje të mos shkojë me Edi Ramën kryeministër, por me një qeveri kujdestare.

Robert Rakipllari: Po të jap një informacion, opozita do kërkojë qeveri kujdestare


Arjan Çani: Është e sigurt kjo?

Robert Rakipllari: Do e kërkojë, do e arrijë apo jo…

Arjan Çani: E ke të konfirmuar 100%?

Robert Rakipllari: Po.

Arjan Çani: Pra opozita do kërkojë që 100 ditë para zgjedhjeve, që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me një qeveri kujdestare, pra jo me Edi Ramën.

Shtuar më 17/01/2020, ora 22:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori