Plas sherri tek ligjet, kërkohet "koka" e Xhafajt me çdo kusht
Ka nisur me debate mbledhja në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me akuzat ndaj ministrit Fatmir Xhafaj.

"Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen, s’ka asnjë të drejtë të drejtojë këtë ministri. Kërkoj të ketë reflektim nga kolegët që ti kthejmë legjitimitetin vendit. Bashkojuni protestës së 26 majit në orën 11 për të kthyer vendin në rrugën drejt BE"- deklaroi në mbledhje Dhurata Çupi.

Manja: Qetesi

Balliu: Drogen e keni kthyer ne sistem

Manja: Ke tre dite qe kendon ne komisionin e ligjeve

Balliu: Po me bilbil se ty ska, une po bej pyetje

Manja: Po ty s’te ka thene ndonjehere ne jete puna mbare, po ben pyetje ti

Balliu: Pse jeni kthyer bne memec te gjithe, pse nuk i pergjigjeni pyetjes. Ketu duhet te jepni pergjigje e llogari.

Manja: Vazhdoni se e keni mire keshtu. Kush eshte dakort me nenin 1…

Balliu: Te kane dhene urdher te mos flasesh?

Manja: Jemi per pune ketu, cfare gjeme ka ndodhur? Gjema ka ndodhur tek ju po se keni marre vesh. Kur je krenar ti qe ke nje kryetar qe akuzohet per 250 milione euro.

Balliu: Gjithe ky burre ketu nuk jep dot nje pergjigje.

Manja: Po me shurdhove o zoteri

Balliu: Ti i ke nxire jeten shqiptareve, u shurdhove ti

Manja: E kane marre vesh njerezit qe je deputet i Shqiperise, ka tre dite. E ka dhene opinionisti Fahri Balliu pergjigjen. /albeu.com/

Shtuar më 23/05/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori